Ordinanca “Derma ART”

Ofron zgjidhjen më të mirë në trajtimin e një numri të madh të sëmundjeve të lëkurës si dhe
sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

E Hënë – E Premte  15:00 – 19:00


E Shtunë  14:00 – 17:00


E Dielë – Mbyllur

Ordinanca Derma ART

Ofron zgjidhjen më të mirë në trajtimin e një numri të madh të sëmundjeve të lëkurës si dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

E Hënë – E Premte  15:00 – 19:00


E Shtunë  14:00 – 17:00


E Diela – Mbyllur

Për ne

Ordinanca Derma ART ofron zgjidhjen më të mirë në trajtimin e një numri të madh të sëmundjeve të lëkurës si dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Në ordinancën “Derma ART” bëhet shërimi me sukses i akneve vulgare. Gjithashtu bëhet diagnostifikimi dhe trajtimi serioz i Alergjisë, Ekzemës, Psoriazës, Pemfigusit, Eritematodit, Alopecisë etj.

Trajtime moderne dermatologjike me krioterapi (azot të lëngshëm) dhe metoda të tjera bashkëkohore dermato-estetike të: akneve, lythave, lythave gjenitale, kallot në duar dhe këmbë, mollusqeve ngjitëse.

Të gjitha këto shërbime kryhen nga Dr. Rexhep Morina, Dermatovenerolog.

Dermatolog në Prishtinë

Pyetjet e shpeshta

Cilët janë faktorët që ndikojnë në shfaqjen e aknes?
Akne vulgaris është patologji kronike e adoleshentëve dhe adultëve të rinj që shfaqet si pasojë e prodhimit të tepërt të yndyrës dhe lokalizohet kryesisht në fytyrë, pjesën e sipërme të gjoksit dhe shpinë.
Lythat janë rritje të lëkurës të shkaktuara nga një infeksion viral specifikisht nga virusi HPV (Human Papilloma Virus). Ka rreth 60 lloje të ndryshme HPV. Virusi HPV stimulon rritjen e shpejtë të qelizave që gjenden në pjesën e jashtme të lëkurës. Lythat janë ngjitëse dhe mund të përhapen shpejt nga kontakti me një person direkt, nga kontakt me një objekt që është infektuar nga personi me lytha. Zakonisht ky virus i nxit këto lytha të përhapura në pjesë të tjera të trupit.
Lythat janë ngjitëse prandaj duhet të bëni shumë kujdes dhe t’i kuroni sa më parë.
Ekzema njihet gjithashtu si dermatit atopik, ose ekzemë atopike (forma më e njohur e ekzemës). Ekzema prek kryesisht fëmijët, por mund të vazhdojë në moshën e rritur apo të fillojë në moshë të rritur. Fjala “ekzemë” vjen nga fjala greke “ekzeinë” që do të thotë “zien jashtë”; fjala greke “ek” përkthehet “jashtë”, ndërsa fjala greke “ekzema” përkthehet “duke zier”.
Lëkura çahet në vende të caktuara. Disa zona të lëkurës plasariten. Lëkura është zakonisht e thatë. Shumë zona të lëkurës kruhen dhe ndonjëherë rripen në rast të kruarjeve të tepërta. Kruarjet zakonisht keqësohen natën. Kruarjet mund të rezultojnë edhe në zona ku lëkura është e trashë. Disa zona të lëkurës skuqen dhe inflamohen. Disa zona të lëkurës zhvillojnë fluska dhe qeska me lëng nën lëkurë. Lëkura ka njolla në ngjyrë të kuqe-kafe-gri. Disa zona të lëkurës mund të kenë ngritje të vogla lëkure.

Shërbimet

DEPILIMI ME LASER

Depilimi Laser është metoda më e mirë për heqjen definitive [...]

Heqja e Tatuazheve me Laser

  Laseri e heq tatuazhin duke dërguar impulse drite me [...]

PRP (Platelet Rich Plasma) si terapi kundër rënies së flokëve

PRP (Platelet Rich Plasma) si terapi kundër rënies së flokëve [...]

Dermatozat në shtatzëni

Papulat dhe Pllakat Urtikariale Pruritike të Shtatzënisë (Pruritic Urticarial Papules [...]

Rosacea

Një çregullim i zakonshëm i lëkurës së fytyrës që karakterizohet [...]

Radiofrekuenca

Radiofrekuenca është një teknikë mjekësore estetike e cila shërben për [...]

Cilat janë mënyrat më të mira për të trajtuar Poret e Zgjeruara?

Poret e një personi mund të jenë pak a shumë [...]