DEPILIMI ME LASER

Depilimi Laser është metoda më e mirë për heqjen definitive të qimeve.

Aparatura Laser Diode 808nm është një makineri e teknologjisë së fundit e cila përdoret në Klinikën tonë me efektivitetin maksimal.
Depilimi Laser është metoda më e mirë për heqjen definitive të qimeve.
Trajtimi është pa dhimbje dhe nuk ka rrezik për djegie.
Makineria është e pajisur me një sistem special ftohës, i cili mbron lëkurën nga djegia, për të arritur kështu një trajtim efikas, të sigurt dhe komod. Kjo pajisje ka edhe avantazhin eksluziv që mund të përdoret edhe tek personat me lëkurë të errët apo gjatë periudhës së verës kur lëkura është e nxirë nga Dielli.

Përse janë të nevojshme disa seanca për një Depilim Laser të Përhershëm, edhe pse rrënjët e qimeve janë të shkatërruara?

Zgjatja e trajtimit:
Gjithmonë janë të nevojshme disa seanca në varësi të qimes dhe lëkurës. Depilimi me laser jep efektshmëri në fazën kur qimja është në rritje. Kjo nënkupton se sipas zonës që do të depilohet, meqenëse jo të gjitha qimet në trupin tonë janë në të njejtën fazë të rritjes, është e qartë që vetëm një përqindje e caktuar e rrënjëve të qimeve janë të arritshme që të mund të shkatërrohen nga laseri gjatë një seance të trajtimit. Prandaj është e pamundur të përcaktojmë me saktësi se sa seanca janë të nevojshme për zona të caktuara që do të trajtohen, prandaj bëhet një përcaktim me afërsi.
Pas trajtimit të seancës së parë, qimja që ishte në fazë rritjeje gjatë trajtimit, del dhe bie rreth 3-20 ditë gjithmonë në varësi të zonës së trajtuar me depilim laser.

A është I garantuar suksesi I trajtimit?

Aparatura Diode Laser 808 NM është makineri e teknologjisë së fundit dhe më efektivja.
-Trajtimi është pa dhimbje dhe nuk ka asnjë rrezik për diegje.
-Pas trajtimit ju mund të ktheheni menjëherë tek aktivitetet tuaja.

Zonat e trajtimeve:
Në Klinikën tonë me anë të përdorimit të aparatit laser të teknologjisë së fundit janë arritur rezultate të mahnitshme.

Tek ne ofrohen shërbimet e depilimeve për zonat:
Fytyra
Trupi komplet
Bikini
Sqetullat
Krahët
Këmbët
Gjoksi
Barku
Mes vetullave
Kurrizi
Beli
Gusha
Mjekra
Favorite
Faqet
Balli

Koha më e përshtatshme për të filluar laserin është TANI !

Ju mirëpresim në ambientet e Klinikës DermaArt, Prishtinë.