Trajtimi PRP(plazma e pasuruar me trombocite), ose i njohur ndyshe si trajtimi “Vampire Facelift” apo “Drakula”

Trajtimi PRP(plazma e pasuruar me trombocite), ose i njohur ndyshe si trajtimi “Vampire Facelift” apo “Drakula”, realizohet duke marrë gjakun  nga trupi i vetë personit, përkatësisht një komponent të gjakut të quajtur plazmë e pasuruar me trombocite.

PRP gjenë aplikim të gjerë në trajtimin dhe korigjimin e shumë problemeve të lëkurës si:

  • Trajtimi PRP (plazma e pasur me trombocite) është mënyra më natyrale për t’i rikthyer freskinë pamjes tuaj. Gjithçka në saje të aplikimit të produkteve natyrale të prodhuara nga organizmi ynë për të:
  •  Rigjenerimin e lëkurës në zonën fytyrë, qafë, dekolte
  • Tonifikimin e lëkurës
  • Përmirëson pigmentimin e lëkurës
  • Rikthen volumin e humbur
  • Sheshimin e rrudhave poshtë syve
  • Eleminimin e rrathëve të zinj të syve
  • Eleminimin shenjave të akneve
  • Trajtimin e poreve të zgjeruara

Procedura PRP:

  • Mjeku specialist do t’ju marrë një mostër gjaku
  • Gjaku vendoset në një centrifugë, një makineri që ka si funksion ndarjen e komponentëve të gjakut .
  • Merret plazma e veçuar dhe e përgatitur për injektim.
  • Mjeku më pas do të injektojë PRP në zonën e targetuar.

Për rezultate optimale në Klinikën DermaArt ne ju ofrojmë kombinimin e terapisë PRP direkt pas një seance të shkurtër me micro-needling, procedurë e quajtur ndryshe „Vampire Facelift“

Nëse dëshironi të mësoni më shumë mbi PRP apo për të vlerësuar nëse është metoda e duhur për ju, caktoni një konsultë me mjekun dermatolog në Klinikën DermaArt, Prishtinë.