Cilat janë mënyrat më të mira për të trajtuar Poret e Zgjeruara?

Poret e një personi mund të jenë pak a shumë të dukshme në varësi të llojit të lëkurës që ata kanë. Nëse një person është i shqetësuar për paraqitjen e poreve të tyre, ka disa mënyra të trajtimit që mund të ndihmojnë.

Ka dy lloje të poreve. Njëra  liron yndyrën e trupit, të quajtur sebum; tjetra liron djersën. Ndonjëherë, poret e lirimit të yndyrës së lëkurës mund të duken të zgjeruara.

Nuk është e mundur të heqësh qafe(largosh përgjithmonë) poret e mëdha, por ka mënyra për të zvogëluar pamjen e tyre. Këtu do të sqarohen mënyrat se si t’i bëjmë poret e mëdha më pak të dukshme e gjithashtu mënyra se si të nxitet shëndeti i lëkurës dhe cilat trajtime të mëtejshme janë në dispozicion.

Faktet e shpejta se si të shpëtojmë nga poret e mëdha:

  • Poret janë vrima të vogla në lëkurën e një personi.
  • Nëse një person ka pore të mëdha, mund të mos jetë në gjendje ta ndryshojë këtë, por mund të jetë e mundur që të zvogëlohet pamja e tyre duke i mbajtur ato të pambuluara.

Pse  rriten poret?

Lëkura e çdo personi është e mbuluar me qime të vogla, përveç në pëllëmbët e duarve dhe këmbëve të tyre. Çdo gjëndër e flokëve ka një pore në krye të saj.

Folikuli i flokut ka një gjëndër brenda saj që prodhon vaj. Kjo quhet gjendër dhjamore. Kur gjendra dhjamore liron vajin, vaji ngritet në majë të lëkurës dhe mblidhet në pore.

Sipas këtij studimi të vitit 2016, shkaqet kryesore të poreve të zgjeruara janë:

  • Sebum i tepruar: Kjo është kur gjendra dhjamore e një personi prodhon shumë yndyrë, dhe kur ata kanë lëkurë të yndyrshme.
  • Zvogëlimi i elasticitetit rreth poreve: Kjo është kur lëkura bëhet më pak e lëvizshme dhe poret duken të zgjeruara.
  • Rritja e volumit të folikulit të flokëve: Kjo është kur poret në fund të folikulit të flokëve bëhen të bllokuara.

Kur yndyra mblidhet në pore dhe kombinohet me papastërtinë ose me makijazhin, poret mund të bllokohen. Kjo e tërheq poren  duke e bërë atë të duket më e madhe se sa është. Nëse poret mbesin të bllokuara rritet predispozita e shfaqjes së puçrrave.

Sa aktive janë gjendrat dhjamore të një personi  varet nga gjenet e tyre. Gjithashtu varet edhe nga madhësia e poreve të tyre.

Të pasurit e poreve të mëdha nuk është një shqetësim shëndetësor. Siç sqaron ky studim i vitit 2015, madhësia e poreve është thjesht një konsideratë estetike.

Mund të mos jetë e mundur të heqësh qafe poret e mëdha, por shumica e njerëzve mund ta zvogëlojnë pamjen e tyre. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të sigurohen që lëkura e tyre të mbetet elastike dhe poret e tyre të mbeten të pambuluara.

Tetë mënyra për të zvogëluar poret e mëdha

Më poshtë mund të gjeni tetë mënyra efektive për të zvogëluar pamjen e poreve:

1.Zgjedhja e produkteve me bazë uji

Nëse një person ka lëkurë të yndyrshme, ata duhet të sigurojnë përdorimin e produkteve që janë të bazuara në ujë(water-based). Përdorimi i produkteve me bazë uji shmang yndyrën shtesë që hynë drejt poreve.

Një person me lëkurë të yndyrshme dhe pore të mëdha duhet të shmangë produktet e yndyrshme. Këto mund të çojnë në prodhim të tepërt të yndyrë në lëkurë, duke bërë që poret të duken më të mëdha.

 2. Larja e fytyrës si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje

Larja e fytyrës është kujdes themelor i lëkurës. Por me kaq shumë produkte në dispozicion, një person mund të harrojë vetëm  të përdorë ujë të ngrohtë dhe pastrues.

Të pasurit e zakonit të larjes së mirë të fytyrës është thelbësore. Larja e fytyrës çdo mëngjes dhe mbrëmje ndihmon për të larguar yndyrën dhe papastërtitë nga poret, gjë që ndihmon në reduktimin e pamjes së tyre.

 3.Zgjedhja e pastruesve me trajtë xhel

Nëse një person ka lëkurë të yndyrshme dhe dëshiron që të zvogëlojë pamjen e poreve të tij, ai duhet të zgjedhë një pastrues me trajtë xhel.
Një pastrues hidratues mund të lërë mbetjet në pore dhe të rrisë yndyrën. Një pastrues me bazë xhel ndihmon për të pastruar yndyrën nga poret, duke e redukturar pamjen e tyre.

4.Qërimi- Eksfoliimi i lëkurës(Exfoliating)

Një person me lëkurë të yndryshme është e paraparë që të bëjë qërimin e lëkurës një apo dy herë në javë. Qërimi i lëkurës ndihmon në heqjen e elementeve që i bllokojnë poret. Kjo përfshin:

  • Papastërtitë
  • Qelizat e vdekura të lëkurës
  • Yndyrën e tepërt.

Kërkoni produkte kimike që përmbajnë acid salicilik, i cili është një acid natyral që ndihmon në nxjerrjen e mbeturinave nga poret. Megjithatë, është e rëndësishme që të mos bëhet qërimi i lëkurës më shumë se dy herë në javë. Qërimi shumë i shpeshtë me produktet që përmbajnë Acid Salicilik ose Alkool mund të shkaktojnë tharjen e lëkurës. Megjithëse qërimi i mban poret të pambuluara, ato mund të duken më të mëdha nëse lëkura bëhet tepër e thatë.

5. Hidratimi i përditshëm

Ideja e hidratimit të lëkurës së yndyrshme mund të jetë kundërintuitive. Megjithatë, kjo mund të ndihmojë në zvogëlimin e zgjerimit të poreve.

Megjithëse pastruesit hidratues mund të bllokojnë poret, në të kundërt, kremërat hidratues të përdorura pas larjes dhe pllakosjes së lëkurës së thatë janë të dobishme.Kjo është për shkak se hidratuesit e hidratojnë dhe e zbusin lëkurën. Kjo lejon sebumin(yndyrën) të depërtojë thellë në lëkurë, në vend që të ulet në poret e sipërfaqes së lëkurës. Në këtë mënyrë, hidratimi parandalon që poret të bllokohen me yndyrë, duke zvogëluar pamjen e tyre.

6. Aplikimi i një maskë balte

Përdorimi i një maskë balte një herë ose dy herë në javë mund të ndihmojë në heqjen e yndyrës nga poret. Kjo mund t’i pengojë ato që të bëhen të zgjeruara si dhe zvogëlon pamjen e tyre.

Megjithatë, është një ide e mirë për ta përdorur në një ditë të ndryshme nga qërimi(exfoliating) i lëkurës. Trajtimi i tepërt i lëkurës mund të shkaktojë acarimin e saj. Kur lëkura irritohet, poret mund të duken të zgjeruara dhe mund të shfaqen njollat.

 7.Gjithmonë largoni grimin gjatë natës

Është thelbësore që gjithmonë të hiqni makijazhin para se të fleni.

Fjetja me kozmetikë gjatë natës mund të çojë në bllokimin e poreve të një personi. Kjo është për shkak se vetë makijazhi, yndyra dhe bakteret krijohen brenda në pore.

Përdorimi i faculetave të pastrimit është një mënyrë e shpejtë për të hequr grimin nëse një person nuk ka edhe shumë kohë.

 8. Përdorimi i kremës anti-solare(sunscreen)

Është e rëndësishme të kujdeseni për lëkurën tuaj në Diell. Nëse lëkura e një personi bëhet e dëmtuar nga Dielli, fillon të thahet shumë. Kur lëkura është e thatë, poret mund të duken më të mëdha.

Mbrojtja e lëkurës nga Dielli e mban atë elastike. Mënyrat më të mira për ta bërë këtë janë:

  • Përdorimi i kremërave për mbrojtje nga Dielli çdo ditë
  • Qëndrimi në hije kur dielli është më i fortë.

Si të promovoni lëkurën e shëndetshme

Trajtimet në shtëpi të hulumtuara më sipër janë mënyra të mira për të zvogëluar pamjen e poreve. Por këto të më poshtmet mund të nxisin shëndetin e lëkurës së një personi:

  • Ushqimi i mirë: Marrja e bilancit të duhur të ushqyesve, Yndyrërave, Proteinave dhe Karbohidrateve ndihmon në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm. Kur një person ka një dietë të shëndetshme, kjo reflektohet në lëkurën e tyre.
  • Pirja e mjaftueshme e Ujit: Uji hidraton lëkurën e një personi nga brenda. Kjo ndihmon për të përmirësuar pamjen e lëkurës nga jashtë.
  • Ushtrimi i rregullt: Marrja e rregullt me ushtrime rrit rrjedhjen e gjakut në të gjitha pjesët e trupit, duke përfshirë lëkurën. Ushtrimi gjithashtu e bën një person të ketë djersitje, e cila është e mirë për shëndetin e lëkurës. Një studim i vitit 2001 zbuloi se djersa përmban një substancë antibiotike natyrore që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga bakteret .

Gjithmonë duhet të lahet lëkura pas stërvitjes. Edhe pse djersitja është e dobishme për lëkurën, duke e lënë atë në sipërfaqe të saj mund të shkaktojë bllokime të mëtejshme të poreve.

Kur duhet të vizitohet Doktori

Nëse një person ka probleme të vazhdueshme me lëkurën e tyre si Puçrra fytyre, ata duhet të flasin me mjekun e tyre.

Një mjek mund t’i referojë ata tek një dermatolog ose specialist i lëkurës, i cili mund të rekomandojë një trajtim të përshtatshëm.

Opsione të tjera të trajtimit

Ka disa trajtime në dispozicion për puçrra dhe poret e zgjeruara. Duke përfshirë:

  • Microneedling: Ky është një trajtim jo invaziv i lëkurës duke përdorur një dermaroller (një rul i mbajtur me dorë me gjilpëra të vogla në të) ose një stilolaps mikroneedle (një pajisje me një motor që shkakton shpuarje të lëkurës me gjilpëra të vogla). Shpuarja e sipërfaqes së lëkurës shkakton mikro-lëndime, të cilat nxisin përgjigjen shëruese të lëkurës. Kjo mund të zvogëlojë pamjen e poreve të mëdha.
  • Antibiotikë: Një mjek mund të përshkruajë antibiotikë për të ndihmuar në trajtimin e akneve.
  • Retinoidet: Këto janë ilaçe më të forta që një mjek mund të ofrojë tek një person me probleme të vazhdueshme me aknet.