Dr. Rexhep Morina

Dr. Rexhep Morina
Dermatovenerolog

+383 44 263 339
[email protected]

Venerologjia është shkenca mjekësore që merret me studimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve me transmetim seksual, po ashtu edhe me ndërgjegjësimin për parandalimin e këtyre sëmundjeve.
Sëmundjet venerologjike përfshijnë sëmundjet bakteriale, parazitare, virale, fungale dhe disa sëmundje të tjera si: Hepatiti B, infeksioni me Citomegalovirus, granuloma inginale, etj.
Sëmundjet me të rëndësishme që trajton venerologjia janë: Sifilizi, HIV, Candida, Gonorrea, Herpes Simplex, Lytha gjenitale (HPV ), Verrucae (Condyllomat)gjenitale,  Nesseria Gonorrhoeae, Trichomonas Vaginalis, Granuloma Inguinale, Mollusqet  Contagiose Ano-gjenitale, Condylomatosis Ano-gjenitale, Lympho-Granuloma, Chanroid, Pelvic Inflamatory, Pubic Pediculosis. Sëmundjet më të zakonshme venerologjike ndryshojnë sipas predispozitës së vendit dhe zakoneve seksuale.

Trajtimet janë të lehta dhe komode, si për pacientin, edhe për doktorin dhe duhet thënë se fatmirësisht, sëmundjet venerologjike reagojnë shumë mirë ndaj trajtimeve përkatëse.
Trajtimet e këtyre sëmundjeve në klinikën tonë konsistojnë në përdorimin e barërave (antibiotikë, antiviralë, antimykotikë, antiparazitarë etj.) si dhe tretmaneve të ndryshme siç janë kryotherapi (azot i lëngët), termokauter, kiretim dhe tretmane tjera të nevojshme.

Ordinanca Dermatologjike & Estetike : Derma ART