PRP (Platelet Rich Plasma) si terapi kundër rënies së flokëve

PRP (Platelet Rich Plasma) si terapi kundër rënies së flokëve

PRP (Platelet Rich Plasma) ose plazma e pasuruar me trombocite është një produkt natyral i krijuar nga vetë trupi juaj (gjaku). PRP është terapi kuruese për lëkurën dhe flokët përmes së cilës arrihet rigjenerimi i indeve, induksioni i diferencimit të qelizave, formimi i matricës extraqelizore si dhe rritja e prodhimit të kolagjenit. Plazma e injektuar në zonën e flokëve ka për qëllim riaktivizimin e rrënjës së flokut duke stimuluar rritjen dhe forcimin e tyre.

 

Si ndihmon terapia PRP në trajtimin e rënies së flokëve?
Ndryshimet e vazhdueshme sezonale ndikojnë shumë edhe në shëndetin e flokëve tonë. Në kliniken DermaArt, ne ju ofrojmë trajtimin ndër më efikasët për rënien e flokëve, atë me PRP.
PRP konsiston në injektimin në lëkurën e kokës, të përbërjes së përfituar nga gjaku i vetë personit që kryen trajtimin, përbërje e cila depërton në folikulin e qimes duke stimuluar në këtë mënyrë rritjen e flokëve të rinj në mënyrë natyrale.

 

Procedura PRP:
• Mjeku specialist do t’iu marrë një mostër gjaku sasia e së cilës varet nga do të injektohet produkti i përfituar.
• Gjaku vendoset në një centrifugë, një makineri që ka si funksion ndarjen e komponentëve të gjakut gjatë një procesi që zgjat rreth 15 minuta.
• Merr plazmën e veçuar dhe e përgatit për injektim.
• Mjeku më pas do të injektojë PRP në zonën e targetuar.
Ky proces zakonisht zgjat rreth një orë.
Për rezultate optimale, këshillohet më shumë se një seancë trajtimi, minimalisht 3 seanca.
Pas trajtimit:
Duke qenë se injektimi i PRP përfshin përdorimin e trombociteve të vetë pacientit, ata nuk përjetojnë ndonjë reaksion negativ ndaj injeksioneve.

Procedura e trajtimit është shumë komode dhe nuk shkakton efekte të padëshirueshme.