Dr. Rexhep Morina

Dr. Rexhep Morina
Dermatovenerolog

+383 44 263 339
[email protected]

Dermatologjia për fëmijë

Sëmundja e lëkurës mund të prekë fëmijët ndryshe dhe një dermatolog pediatrik i kupton këto dallime.

Nëse fëmija juaj ka një sëmundje që prek lëkurën, flokët ose thonjtë, fëmija juaj duhet te vizitohet te një dermatolog pediatrik.

Një dermatolog pediatrik është një dermatolog që specializon në diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve, duke përfshirë të sapolindurit dhe foshnjat.

Ky mjek fillimisht bëhet dermatolog. Nevojiten studime dhe trajnime shtesë për t’u bërë një dermatolog pediatrik.

Disa sëmundje që prekin lëkurën, flokët ose thonjtë janë më të zakonshme tek fëmijët.

Disa nga këto sëmundje ndodhin vetëm tek fëmijët.

Sëmundjet që një dermatolog pediatrik mund ti trajtojë :

  • Dermatit atopik (i quajtur edhe ekzemë).
  • Shenjat e lindjes përfshirë njollat e ndryshme ( Bengat-Nishanet, hemangiomat etj)
  • Psoriasis.
  • Sëmundja e lëkurës me të cilën lind një fëmijë.
  • Infeksionet e lëkurës.

Ordinanca Dermatologjike & Estetike : Derma ART