Heqja e Tatuazheve me Laser

 

Laseri e heq tatuazhin duke dërguar impulse drite me intensitet të lartë që kalojnë pa shkaktuar dëme në shtresat e lëkurës dhe absorbohen nga pigmenti i tatuazhit më poshtë.
Heqja me laser bëhet në mënyrë të fragmentizuar duke e larguar atë pjesë me një distancë kohore prej 25 deri 30 ditësh nga njëra seancë te tjetra pasi kjo është koha që i duhet lëkurës për t’u rigjeneruar dhe për të bërë trajtimin e radhës.

Për të bërë një heqje të tatuazhit, duhen disa seanca, numri i seancave varet nga madhësia e zonës që do trajtohet, lloji i ngjyrës së përdorur për tatuazhin si dhe karakteristikat e lëkurës.

Pas cdo seance lëkura do të jetë e ndjeshme dhe mund të formojë kore. Gjatë javëve në vijim në pjesët e trajtuara, pigmenti do jete duke u zbehur.

Procedura e heqjes së tatuazhit realizohet pas disa seancash, pasi sic e përmendëm dhe më lartë varet nga ngjyra e tattoo-së, vjetërsia, dhe thellësia që është përdorur për bërjen e tattoo-së. Prandaj koha e heqjes së tattoo-së varet nga njëri person tek tjetri.

Ngjyra e verdhë  dhe e gjelbërt  janë më të vështirat për tu hequr ndërkohë që e zeza dhe blu-ja e errët janë ngjyrat që mund të hiqen më thjeshtë.

Efektet anësore të heqjes së tatuazheve:

– Skuqje ose djegie të lehtë sipërfaqesore( si pasojë e energjisë që do përdoret).

– Cikatrice/shenjë e dhimbshme(cikatrica është një komplikacion i rrallë i trajtimit me lazer, por është i mundur.Sipërfaqja e lëkurës nuk të dëmtohet nga lazeri, por mund të zhvishet dhe të bjerë pas ekspozimit në diell të lëkurës, menjëherë pas procedurës.

Kundërindikimet që kufizojnë trajtimin:
– Shtatzëni
– Gjatë periudhës së laktacionit.
– Medikamente që shkaktojnë fotosensitivitet ose me efekt hollues të lëkurës.
– Alergji ndaj produkteve ose materialeve të përdorura gjatë trajtimit.
– Patologji kardio-vaskulare (trombozë, flebit, hipertension, hipotension, sëmundje zemre).
– Patologji të indit lidhor (sklerodermi)
– Sëmundje të lëkurës
– Djegie nga dielli.
– Cikatrice keloide

Për më shumë informacion na kontaktoni dhe rezervoni vizitën tuaj falas.