Cryoterapia është aplikimi i Azotit të lëngshëm në lëkurë (i ruajtur në temperatura shumë të ulëta deri në -170 gradë C), që përdoret prej shumë vitesh në trajtimin e disa sëmundjeve.
- Përdoret në trajtimin e elementeve virusal në lëkurë si: Verrucae Vulgaris (Iriqet, Lythat), Condiloma Acuminata, Molluska Contagioz.
- Trajton diskeratozat në lëkurë dhe në disa raste dhe Karcinomën Bazoqelizore.
- Nëpërmjet Cryoterapisë mund të trajtohen gjithashtu edhe Kallot. Kjo është një proçedurë jo shumë e dhimbshme dhe rezultatet e trajtimit mund të arrihen me një seancë ose disa. Aplikohet në të gjitha grupmoshat si fëmijët ashtu dhe adultet e moshat e treta.
Verruket ose lythat janë shumë të përhapura sidomos në femijet e vegjël. Shfaqen më tepër në pjesët e zbuluara vecenarisht në zonat akroasfiksike të trupit që nuk ushqehen mirë me gjak dhe si pasojë kanë rezistencë të ulët. Ato paraqesin një papilomatoze beninje me hiperplazi të papilave dhe të epidermës. Perhapen me anë të kontaktit, ku zakonisht janë të shumta në numër dhe me përmasa të ndryshme, lokalizohen në këmbë, duar, gishtërinj, mjekërr, rreth buzeve. Verruket e vendosura në shputa janë të sheshta dhe shkaktojnë dhimbje gjatë ecjes dhe qëndrimit në këmbë.
Condyloma acuminatum. Formë e vecantë e verrukeve me lokalizim genital -me transmetim kryesisht seksual, paraqiten si formacione papilomatoze, ndonjëherë të maceruara, të vecuara, por më vonë rriten, grupohen duke formuar vegjetacione gjigande, që mund të krahasohen me lulelaker. Ne regjonin anal, marrin formën e lafshës së gjelit. Macerimi i tyre shoqërohet me daljen e një lengu me erë te keqe, si pasojë e nekrotizimit. Sëmundja ka shqetësime të pakta, disa herë kruarje të pakta.