Lythat

Çfarë janë lythat?

Lythat janë rritje të lëkurës të shkaktuara nga një infeksion viral specifikisht nga virusi HPV (human papilloma virus). Ka rreth 60 lloje të ndryshme HPV. Virusi HPV stimulon rritjen e shpejtë të qelizave që gjenden në pjesën e jashtme të lëkurës. Lythat janë ngjitëse dhe mund të përhapen shpejt nga kontakti me një pëson direkt, nga kontakt me një objekt që është infektuar nga personi me lytha. Zakonisht ky virus i nxit këto lytha të përhapura në pjesë të tjera të trupit.

Llojet më të përhapura:

Plantar warts (verruca pedis)- ky lloj lyth-i shfaqet zakonisht me kokrra si ngjyra e lëkurës ose ngjyrë  kafe e hapur dhe ka damarë shumë të vegjël që duken si pika të zeza. Shfaqen më shumë në këmbë. Flat warts (verruca plana)- lyth i sheshtë, shfaqet më shumë tek adoleshentët dhe tek fëmijët, janë kokrra të lëmuara dhe pak të sheshta, gjenden më shumë në fytyrë por edhe në këmbë, sidomos tek femrat. Genital wart(verruca acuminata) -gjenden tek organet gjenitale, përhapen shumë shpejt, janë në ngjyrë të lëkurës zakonisht si grup prej 3-4 copë, ndonjëherë janë shumë të vogla.

Kurimi:

Në shumë raste lythat janë të padëmshme dhe zhduken vetë pa kurim. Lythat në zonën gjenitale duhet të konsultohen menjëherë tek mjeku. Kurimi i lythave bëhet me: ngrirje duke përdorur Likuid Nitrogjen i cili shkakton lythin të bjerë zakonisht pas një jave, ndërhyrje kirurgjike – ku lythi hiqet dhe baza e tij shkatërrohet duke përdorur një gjilpërë elektrike ose siç njihet ndryshe deep freezing, me laser, kjo përdoret vetëm ne rastet kur lythat janë të vështirë për t’u kuruar. Gjithashtu ka ilaçe të ndryshme që mund të gjenden ne farmaci por kjo zgjat gati më shumë se 1 muaj dhe mbasi lëkura shërohet, ka mundësi që lythi të shfaqet përsëri. Një metodë tjetër popullore e përdorur shumë nga njerëzit është me ngjitës ose ‘duct tape’. Vihet duct tape tek zona e infektuar dhe mbahet për 6 ditë, pas 6 ditësh hiqet ngjitësi dhe zona e infektuar futet ne ujë duke e mbajtur për disa minuta. Pastaj kruhet mirë me pumice stone. Kjo përsëritet derisa lythi të zhduket, gjë që mund të ngjasi me muaj por që ka dalë të jetë efektive.

Një infeksion myku i cili shkakton rrjepje të lëkurës, skuqje, kruarje, djegie, gjithashtu mund të shoqërohet me flluska dhe plagë. Athlete’s foot është ngjitës dhe mund të merret duke ecur zbathur në zona publike si nëpër dysheme apo pishina. Myku rritet nëpër këpucë dhe sidomos në ato të pa-ajrosurat.” Athlete’s foot” kurohet me kremra të ndryshëm ose edhe me pirje kokrrash në rastet me ekstreme.

Lythat janë ngjitëse prandaj duhet të bëni shumë kujdes dhe t’i kuroni sa më parë.