Çfarë është peeling-u kimik?
Peeling kimik është një proçedurë dermo-estetike që përmirëson rrudhat në lëkurë, aknet dhe shenjat e akneve, njollat. Ajo realizohet nëpërmjet aplikimit të disa llojeve të acideve në lëkurë. Peeling kimik realizon:
- Eksfolimin e shtresave sipërfaqësore të lëkurës;
- Nxitjen e glucosaminoglukaneve dhe Rimodelimin e fibrave të kolagenit dhe elastinës;
- Depigmentimin e lëkurës;
- Rivitalizimin e lëkurës dhe efekt antiirritues.
Cilat janë indikacionet për një peeling kimik?
- Akne: Komedone të mbyllura dhe njolla të zeza, vragët sipërfaqësore.
- Lesione të pigmentuara: njolla të shkaktuara nga mosha ose nga ekspozimi i shtuar në diell, melazma(njollat e shtatezanise)
- Rrudhat e lehta, veçanërisht ato rreth syve që janë të lidhura me dëmtimin kumulativ të rrezeve të Diellit.
Cilat janë llojet e peeling-ut kimik?
Ekzistojnë tre tipe të peeling kimik:
- Peeling i lehtë, i cili përdoret për të eliminuar (zbardhur) njollat sipërfaqësore dhe eliminuar rrudhat fine;
- Peeling i mesëm për dëmtime më të rënda të rrezeve të diellit ose dëmtime më të thella të moshës; dhe
- Peeling i thellë që është një procedure më e rrezikshme e cila përdoret në raste më të rënda.
Sot përdoren me sukses disa lloje të acideve në përqindje të ndryshme si :
- Acidi glikolik ( alfa-hidroksi acid)
- Acidi trikloracetik
- Solucioni i Jessner-it (acid salicilik dhe acid laktik)
Si bëhet trajtimi?
- Diskutimi me një dermatolog rreth thellësisë së tretmanit dhe përzgjedhjes së substancave për aplikim.
- Duhet ndaluar përdorimi i disa barnave(për shembull: kremërat me përmbajtje të Vitaminës A).
- Numri i tretmaneve të nevojshme (është i ndryshëm) :
- 2-4 seanca për akne, më shumë në rast të pranisë së vragëve(gjurmëve të akneve).
- 1-3 seanca për njollat e kafta të fytyrës, por më shumë në rastet kur pigmentimi është më i thellë.
- Dermatologu aplikon substancën kimike për 5-10 minuta deri në ndjenjën e djegies. Peeling-u më i thellë shkakton më shumë dhembje dhe kërkon përdorimin e kremërave me veprim anestetik.
- Për disa ditë pas trajtimit, fytyra është(mund të jetë) e skuqur. Peelingu më i thellë përmban rrezikun për të shkaktuar hiperpigmentim pas tretmanit, ose lëkura vetëm mund të eksfoliohet(qërohet) brenda dy javësh pas trajtimit.
Çfarë duhet bërë pas trajtimit?
- –Aplikoni kremëra emolientë(hidratues) gjithmonë pas tretmanit.–Mos të ketë kontakt me duar në fushën e trajtimit.
–Të mënjanohen ekspozimi ndaj Diellit dhe të bëhet aplikimi i kremërave kundër Diellit.
-Mos aplikoni kremërave kundër plakjes për një javë.
- Cilat mund të jenë komplikimet?
Komplikimet varen nga thellësia e tretmanit dhe përfshijnë:
- Hiperpigmentimin post-inflamator, i cili mund të rikthehet gjatë 4 muajve(është më i shpeshtë te tipet e lëkurës më të mbyllët si dhe te përdorimi i shpeshtë i Isotretinoinës).
- Gërryerje të lëkurës(vrragë)
- Infeksionin Herpes simplex
- Alergjitë
Cilat janë llojet e peeling-ut kimik?
Disa janë të përdorshme duke përfshirë 3 të mëposhtmet:
- Acidi glikolik ( alfa-hidroksi acid)
- Acidi trikloracetik
- Solucioni i Jessner-it (acid salicilik dhe acid laktik)
Si bëhet trajtimi?
- Diskutimi me një dermatolog rreth thellësisë së tretmanit dhe përzgjedhjes së substancave për aplikim.
- Duhet ndaluar përdorimi i disa barnave(për shembull: kremërat me përmbajtje të Vitaminës A).
- Numri i tretmaneve të nevojshme (është i ndryshëm):