Rosacea

Një çregullim i zakonshëm i lëkurës së fytyrës që karakterizohet nga skuqje në faqe, hundë, ballë dhe mjekërr.
Është një sëmundje kronike inflamatore dhe vaskulare.
Inflamatore-Papula, Pustula
Vaskulare–  Eritema, Telangiektazia
Etiologjia–   E panjohur
Mosha- 30-50 vjeç (më e zakonshme), por mund të fillojë që nga adoleshenca.
Femrat janë më të prirura se meshkujt, por meshkujt vuajnë nga simptoma më të rënda.
Rosacea prek kryesisht individët me lëkurë të çelët( Tip I, II & III) që kanë tendencë të skuqen.
Simptomat– Eritema, skuqja e vazhdueshme e fytyrës.
Lezione inflamatore- Papula, Pustula.
Edema mund të jetë e pranishme.
Telangiektazia mund të shtohet me kohë.
Komedonet mungojnë në mënyrë karakterisitike.
Diagnoza bazohet tek klinika.
Nëntipet e Rosacea-s:
(I)Rosacea erythematoelangectazia– Nxehtësi
Skuqje të vazhdueshme
Mundësi e shfaqjes së enëve të gjakut në fytyrë.
(II)-Rosacea papulopastulore–    skuqje e vazhdueshme me pupra(papula) dhe puçra(pustula) që vijnë e shtohen.
(III)- Rosacea fimatoze– Trashje e lëkurës
Zgjerim i hundës( nga shtim i indeve në mënyrë tëcregullt)
(IV) Rosacea ocular-     Sy të thatë
Lotim
Djegie
Enjte e qepallave
Dëmtim i kornesë që rezulton në humbjen e vizionit.
(I)Skuqja e fytyrës– Është një tipar i spikatur i Rosaceas.
Zakonisht është shfaqja fillestare e sëmundjes
Përkeqësohet gjatë shpërthimeve inflamatore.

Pacientët duhet të shmangin aktivitetet dhe faktorët rëndues që shkaktojnë skuqje.
(II)Rosacea Fimatoze– Zgjerim i hundës
Më e zakonshme tek meshkujt
Lëkura trashet
Folikulat e zmadhuara.
Hiperplazia e gjendrave dhjamore

 Patogjeneza– Demodex follicularum
Stresi
Anomalitë endokrine
Çrregullimet vaskulare
Dieta
Faktorët rëndues– Ekspozimi i diellit
Përdorimi i shpeshtë i saunave dhe banjot me avull
Ushqime pikante
Pijet alkoolike
Temperatura ekstreme
Stresi dhe faktorët tjerë psikologjikë
Përdorimi i zgjatur i kortikosteroideve.
Diagnoza diferenciale– Acne vulgaris
Dermatiti seborrheic
Dermatiti perioral
Lupusi eritematoz
Sindromi Carcinoid

Rosacea është një sëmundje kronike, progresive, e cila mund të rritet ngadalë me masë.
Mund të ndodhin komplikime inflamatore të syrit
Mund të kërkohet terapi afatgjatë me steroide.

Metodat e Trajtimit
– Antibiotikë oral- Tetraciklinë, Metronidazol
Shumica e pacientëve do të vërejnë përmirësime me këtë terapi.
Por, për disa pacientë shtimi i tetraciklinës orale për disa javë mund të përshpejtojë përgjigjen fillestare ndaj terapisë.
Ndryshimet e stilit të jetës janë gjithashtu një aspekt i rëndësishëm i planit të përgjithshëm të trajtimit.
Shmangia e situatave dhe faktorëve që e përkeqësojnë sëmundjen.