Dermatiti Herpetiform

Dermatitis Herpetiformis Duhring

Është sëmundje kronike që karaterizohet nga efloreshencat polimorfe të shoqëruara me kruarje të fortë.

Diagnoza e Dermatitit Herpetiform mbështetet në:

*të dhëna anamnestike
*pasqyrën klinike(ndryshime polimorfe): fshikëza, fshika(më rrallë), puprra dhe njolla të kuqe si dhe ngritje urtikariale – të gjitha të grumbulluara si te herpesi.
*Kruarje të theksuar
*Çrregullime intestinale të ngjashme si  te Celiakia(keqabsorbimi në zorrën e hollë, ndjeshmëria intestinale ndaj glutenes)
*Në veçanti diagnoza mbështetet edhe në:

       .Histopatologji(prania e fshikës në epidermë)
       .Imunofloreshencë direkte(prania e IgA në zonën e membranës bazale)

Analizat laboratorike:

*IgA të rritura në gjak
*në gjakun periferik(anemia, eozinofilia)
*Aklorhidria, pakësimi i vitaminës B12 në serum

Trajtimi:  sulfone: diaminodifenilsulfon (Dapsone), dimetilsulfon, avlosulfon

Dapsone 50-150mg/dite(maximum deri 200 mg), doza mbajtëse 20-30mg

*si linjë e dytë e suksesshme është Sulphapiridina 0-5-1.0 gr në ditë
*Nëse ka çrregullim të resorbimit intestinal jepen preparate të Fe
*Dieta pa gluten (në ushqim asgjë nga gruri)
*Janë të dobishëm edhe barëra qetësues
*Mund të jepen edhe Retinoidet
*Ka të dhëna edhe për sukses me terapinë e ZnSO4 ose/dhe MgSO4 në dozë 150mg/ditë
*Terapia lokale konsiston në aplikimin e pastave ujore ose pomadave kortikosteroide me antibiotikë.

Ordinanca Dermatologjike & Estetike : Derma ART