Trajtimi PRP, ose i njohur ndyshe si trajtimi “Vampire Facelift”, vë në përdorim gjakun e marrë nga trupi i vetë personit, përkatësisht një komponent të gjakut të quajtur plazëm e pasuruar me trombocite.
PRP gjen aplikim të gjerë në trajtimin e dëmtimeve si:
•Rigjenerimin e lëkurës në zonën fytyrë, qafë, dekolte
•Trajtimin e rënies së flokëve.
PRP për rigjenerimin e lëkurës?
Trajtimi PRP (Plazma e pasur me trombocite) është mënyra më natyrale për t’i rikthyer freskinë pamjes tuaj si per te:
• Tonifikuar lëkurën
• Përmirësuar pigmentimin e lëkurës
• Rikthyer volumin e humbur
• Sheshuar rrudhat poshtë syve
• Eleminuar rrathët e zinj të syve
• Eleminuar shenjat e akneve
• Trajtuar poret e zgjeruara
Si ndihmon terapia PRP në trajtimin e rënies së flokëve?
Ndryshimet e vazhdueshme sezonale ndikojnë shumë edhe në shëndetin e flokëve tanë. Në kliniken DermaArt, ne ju ofrojmë trajtimin ndër më efikasët për rënien e flokëve, atë me PRP.
PRP konsiston në injektimin në skalpin e kokës, të përbërjes së përfituar nga gjaku i vetë personit që kryen trajtimin, përbërje e cila depërton në folikulën e qimes duke stimuluar në këtë mënyrë rritjen e flokëve të rinj në mënyrë natyrale.
Procedura PRP:
• Mjeku specialist do t’iu marrë një mostër gjaku sasia e së cilës varet nga do të injektohet produkti i përfituar.
• Gjaku vendoset në një centrifugë, një makineri që ka si funksion ndarjen e komponentëve të gjakut gjatë një procesi që zgjat rreth 15 minuta.
• Merr plazmën e veçuar dhe e përgatit për injektim.
• Mjeku më pas do të injektojë PRP në zonën e targetuar.
Ky proces zakonisht zgjat rreth një orë.
Për rezultate optimale, këshillohet më shumë se një seancë trajtimi, minimalisht 3 seanca.
Pas trajtimit:
Duke qenë se injektimi i PRP përfshin përdorimin e trombociteve të vetë pacientit, ata zakonisht nuk përjetojnë ndonjë reaksion negativ ndaj injeksioneve.
Megjithatë, është e mundur që një person mund të ketë irritim, skuqje apo dhimbje të lehta në vendin e injektimit.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë mbi PRP apo për të vlerësuar nëse është metoda e duhur për ju, caktoni një konsultë me mjekun Dermatolog në Klinikën DermaArt, Prishtinë.